Gjatë fjalimit në Bashkinë e Tropojës kryeministri është përballur edhe me një situatë të papritur. Gjatë kohës së fliste, ai është hasur me kundërshtitë e një qytetari që ndërhynte gjatë fjalimit të tij.
Kryeministri e ndërpreu fjalimin dhe kërkoi që ta largonin atë nga salla duke e këshilluar të shkonte tek foltorja.
“PD në qeveri përmes përfaqësuese të vet bashkon qëndrimin dhe votën me delegacionin rus të partisë së Putinit në Këshillin e Europës për të votuar…” (ndalon fjalën).
“Merreni përcilleni tani, tani këtu u ekzagjerua. Merre përcilleni. Hajde e mbarove detyrën, tani shko tek foltorja. Hajde ec tashi, mbajeni se po e lëshuat, bie ai se nuk ecën dot vetë”, ka thënë Rama.
Këtë moment mund ta shihni në minutën 35:50 në videon më poshtë: