Italia këtë të shtunë ka filluar me një rënie të shifrave nga COVID-19. 21 mijë e 52 të infektuar janë regjistruar së fundmi nga rreth 195 mijë testime në gjithë vendin.
Po ashtu 662 pacientë humbën jetën këtë të shtunë ndërkohë që një ditë më parë shteti fqinj regjistronte mbi 24 mijë të infektuar dhe mbi 800 viktima.
Lajm i mirë është se u regjistruan plot 23 mijë e 923 qytetarë që janë shëruar nga COVID-19 dhe liruar nga spitalet.