Policia ka dhënë detaje nga plagosja me thikë e kryebashkiakut te PS, Fredi Kokoneshit dhe shoferit të tij ambientet e qendrës shëndetësore.
Uniformat blu kanë njoftuar se autori i dyshuar, 46 vjeçari me iniciale O. Xh., është kapur dhe shoqëruar në Komisariat, ndërsa dy të plagosurit u transportuan në Spitalin Rajonal Lushnjë, ku po marrin ndihmën mjekësore.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 9:30 të mëngjesit të sotëm dhe po punohet për sqarimin e plotë të rrethanave.
Njoftimi i policisë:
Divjakë / Informacion paraprak
Rreth orës 09:30, në afërsi të bashkisë Divjakë, shtetasi O. Xh., 46 vjeç, dyshohet ka goditur me mjet prerës, shtetasin F. K., me detyrë Kryetar i bashkisë Divjakë dhe shoferin e tij, shtetasin G. B., 45 vjeç. Të dëmtuarit janë transportuar menjëherë dhe po marrin ndihmë mjekësore, në Spitalin Rajonal Lushnjë.
Falë veprimeve të shpejta operacionale të shërbimeve të Policisë, është kapur dhe shoqëruar në Komisariat, për veprime të mëtejshme procedurale, shtetasi O. Xh., si autor i dyshuar i plagosjes.
Në vendngjarje ndodhen drejtuesit më të lartë të DVP Fier.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.





