Janë dërguar drejt Tiranës për mjekim të specializuar kryetari i bashkisë së Divjakës, Fredi Kokoneshi dhe shoferi i tij, Gazmir Bullari.

Paraditen e sotme ai së bashku me shoferin e tij u sulmuan me thikë nga një ish punonjës i bashkisë së Divjakës.

Të dy do i nënshtrohen një mjekimi më të specializuar.

Policia ka arrestuar Orges Xhelilin ish-punonjës i bashkisë si autor të këtij sulmi ndërsa burimet bëjne me dije se shkak ka qenë një debat mes punonjësit dhe kryebashkiakut për largimin nga puna të bashkëshortes së tij infermiere.