Një aksident është regjistruar mesditën e kësaj të diele në Tiranë. Mësohet se dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën. Ngjarja ka ndodhur pranë Fakultetit Juridik, në zonën e Tiranës së Re.

Sikurse shfaqet në foto një nga automjetet si pasojë e përplasjes është përmbysur në rrugë.

Nuk ka ende informacion zyrtar nga policia nëse ka të lënduar.