Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë mbrëmje pranë vendit të quajtur “Ura e Hanit” në Berat, ku makina ka përplasur një 48-vjeçare.
E dëmtuara me iniciale L. S. është dërguar në spital për ndihmë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Drejtuesi i automjetit, 28-vjeçari me iniciale E. M. u shoqërua në komisariat, për kryerjen e veprimeve procedurale.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.





