Një ambulancë është aksidentuar këtë të mërkurë në autostradën Tiranë-Lezhë, në afërsi të një karburanti.
Autoambulanca po transportonte një person të sëmurë nga Rrësheni, për ekzaminim në Spitalin e Lezhës. Paraprakisht raportohet se nga ngjarja kanë mbetur të plagosur 5 persona.
Po sipas të dhënave të deritanishme, dyshohet se shoferi ka humbur kontrollin e mjetit nga një kthesë e fortë që ndodhet në këtë aks rrugor. Në vendin e ngjarjes ka shkuar policia.





