Policia ka zbardhur vrasjen e Briken Sanajt te Kodra e Diellit në Tiranë. Mësohet se policia ka shpallur në kërkim autorin e dyshuar të vrasjes.
Ai dyshohet se ndodhet në Belgjikë. Për këtë arsye policia i ka dërguar letërporosi Belgjikës për arrestimin e tij.
Briken Sanaj u ekzekutua në orët e vona të datës 30 tetor. Ai u qëllua me breshëri kallashnikovi, teksa dilte nga garazhi në rezidencën Kodra e Diellit, ku dhe jetonte. Tre plumba i morën jetën 39-vjeçarit, i cili njihej edhe me emrin Skerdilajd.





