Gjykata e Apelit në Tiranë ka dënuar me 8 vite burg të riun Klajdi Shundi, i cili vrau kunatin e tij, Vladimir Zvezhda natën e ndërrimit të viteve më 1 janar 2021.

Shundi në dëshmitë e tij ka pretenduar se nuk mbante mend asnje gje nga ngjarja ndersa tha se me viktimen, Vladimir Zvezhda, ka patur marredhenie te mira.

42-vjecari Vladimir Zvezhda kishte shkuar me bashkëshorten tek shtëpia e prindërve të saj për të festuar.

Pas një sherri me kunatin, Klajdi Shundi e qëlloi me thikë në pjesën e qafës. Ai u dërgua në spital por nuk mundi të mbijetonte për shkak të gjakderdhjes së madhe.

Pas sherrit në apartament, ata kanë dalë jashtë dhe në hyrje të pallatit, 34 vjeçari ka qëlluar me thikë në qafë kunatin e tij, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.