Presidenti amerikan, Donald Trump, ka lëshuar një kërcënim të fortë ndaj Omanit, duke deklaruar se Shtetet e Bashkuara do ta bombardojnë vendin nëse ai “ndërhyn” në konfliktin me Iranin.
Në një intervistë për “Fox News”, Trump u pyet për negociatat dypalëshe mes Iranit dhe Omanit lidhur me menaxhimin e trafikut në ngushticën strategjike të Hormuzit.
“Nëse Omani ndërhyn, do ta bombardojmë pa mëshirë”, deklaroi Trump, duke e ashpërsuar më tej retorikën amerikane lidhur me kontrollin dhe lundrimin në ngushticën e Hormuzit.
Deklaratat vijnë në një moment tensioni të lartë në rajon, ndërsa Irani dhe Omani kanë bërë përparime në negociatat për një marrëveshje që synon të përcaktojë mënyrën e kalimit të anijeve tregtare nëpër ngushticë.





