Sapo është ankoruar në portin e Durrësit një nga superjahtet më të mëdha me vela në botë, raporton “DurrësLajm“.
Jahti me vela 106.7 m me tre shtylla, i ndërtuar nga Oceanco dhe i dorëzuar pronarit të saj në 2018, është rezultat i një dizajni evolucionar, që krenohet me strukturën me tre direkë rrotullues.
Një atrium qendror me shumë nivele përfshin një ashensor tërësisht prej xhami që ngrihet përgjatë direkut qendror.
Një pishinë SPA pas kuvertës kryesore dhe një vaskë e madhe e nxehtë prapa kuvertës së sipërme janë ndër karakteristikat kryesore në 106 metra.
Pas jahtit është një platformë e palosshme që ka të ngjarë të çon në një klub plazhi.
Burime nga autoriteti portual bëjnë të ditur se “Perla e zezë” ka bërë këtë ndalesë për të rimbushur stoqet dhe ndërruar ekuipazhin.