Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi ka reaguar për operacionin që çoi në zbulimin e një laboratori droge në Fier, në të cilin u arrestuan 10 persona, ndërsa u sekuestrua një sasi prej 430 kg kokainë.

Në reagimin e tij, Çuçi përgëzon Policinë e Shtetit për punën e bërë, ndërsa thekson se nuk ka asnjë kompromis me krimin dhe kujtdo që bëhet palë me të.

“Finalizimi me sukses i operacionit për goditjen e një grupi të strukturuar kriminal në Fier, me 10 të arrestuar deri më tani dhe sekuestrimin e një sasie të konsiderueshme të dyshuar si kokainë, është një tjetër punë e kryer shumë mirë nga Policia e Shtetit. Profesionalizëm dhe integritet prej momenteve të para kur nisën hetimet dhe deri në goditjen e fundit. Asnjë kompromis me krimin dhe kujtdo që bëhet palë me të. Frontalisht përballë atyre që shkelin ligjin e mbjellin pasiguri. Përgëzime Policisë së Shtetit dhe veçanërisht efektivëve që morën pjesë në këtë operacion”, shprehet Çuçi në reagimin e tij.