Komuniteti shqiptar në Belgjikë ka organizuar ditën e sotme një festë në kryeqytetin belg, në kuadër të 110-vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë.
Në këtë festë në vigjilje të Ditës së Pavarësisë, e pranishme ishte edhe ambasadorja shqiptare në Bashkimin Evropian, Suela Janina.
Gjatë fjalës së saj, Janina tregoi se sa e rëndësishme është kjo ditë për të gjithë shqiptarët dhe se duhet të bëjmë akoma më shumë progres në të ardhmen për të mirën e dy popujve tonë në Shqipëri dhe Kosovë. Gjithashtu ambasadorja i bëri thirrje shqiptarëve për të qëndruar të bashkuar, pasi kjo është forca jonë.
Kujtojmë se në Belgjikë jetojnë më shumë se 100 mijë shqiptarë.