Vrasja e çiftit shqiptar në Itali tronditi mbarë opinionin  publik. Mediat italiane kanë sjellë sërish në qendër të vëmendjes ngjarjen e rëndë. Në një artikull të publikuar së fundmi thuhet se autori i ngjarjes së rëndë ish-bashkëshortti Vera Myrtaj, Viron Karabollaj , fillimisht dyshohet se ka qëlluar në kokë ish-gruan e tij dhe më pas ka sulmuar me thikë bashkëjetuesin e saj Floninon Merkuri .

Ai e ka goditur vazhdimisht me thikë (gati 10 herë) dhe më pas e ka ndjekur deri në garazhin e shtëpisë pasi i riu ka tentuar të largohet por pa mundur t’ia dalë.

Kjo është skena krimit e rindërtuar nga autoritetet italiane gati një javë nga krimi makabër në Itali,.

“Duke e pabesueshme, asnjë nga fqinjët nuk ka dëgjuar zhurmë; as të shtënat dhe as britmat e viktimave. Të vetmet klithma që u dëgjuan dhe u raportuan në hetuesi ishin ato të vajzës së Verës, e cila duke u kthyer në shtëpi në mbrëmje, zbuloi trupin e Floninos në garazh”, shkruajnë mediat italiane.