Anëtari i PD-së në Kurbin, Van Rrica, i cili qëlloi me armë zjarri mbrëmjen e kaluar gjatë takimit të demokratëve, ka rënë në prangat e policisë.

Dega lokale e selisë së PD-së në Kurbin po zhvillonte një mbledhje dhe gjatë saj, ka pasur një debat mes Kastriot Markut (Prenga) dhe Van Ricës, mbështetës i një kandidati tjetër primar, nga ky subjekt politik për Kurbinin.

Në debat e sipër, Rica ka qëlluar me armë zjarri në korridor dhe është larguar menjëherë nga ambientet e degës së subjektit politik. Nga konflikti nuk ka asnjë të plagosur, ndërsa shërbimet e policisë shoqëruan disa persona të pranishëm gjatë konfliktit, për t’i marrë në pyetje.