Gjykata e Durrësit ka dhënë masën e sigurisë “arrest me burg” për 26 vjeçarin Arbër Tivari, i cili u aksidentua me makinë në aksin Durrës- Tiranë pak ditë më parë.

Si pasojë e aksidentit humbën jetën dy pasagjeret, Silva Gjerji 26 vjeç dhe Roxhesa Klironomi 24 vjeçe, ndërsa ai vetë ndodhet në gjendje kome në Spitalin e Traumës në Tiranë.