Kreu i FRPD Durrës, Shyqyri Myrtollari, ka publikuar në rrjete sociale një video denoncim ku flet për problematikat që sipas tij shfaq rruga “Azem Hajdari” në qytetin bregdetar.
Duke u ndalur tek deklarata e bërë 15 muaj më parë nga kryetarja e bashksë Durrës, Emiriana Sako, e cila deklaroi se kjo rrugë është bërë aq mirë saqë edhe demokratët do ta tregonin me votë, Myrtollari dëshmon përrmes pamjeve filmike gjendjen e këtij aksi.





