Një aksident ka ndodhur sot në mbrëmje në zonën e Tales në Lezhë, ku për pasojë ka mbetur i plagosur një person.

Mësohet se një makinë ka përplasur një këmbësor dhe është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes.

I plagosuri është dërguar në spital ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Policia po vijon hetimet për identifikimin e shoferit.