Kryeministri Edi Rama ka inspektuar sot një tjetër shkollë të re të rindërtuar në qytetin e Durrësit, shkollën 9-vjeçare “Hasan Koçi”. Ai ka deklaruar se punimet kanë qenë shumë të mira, por megjithatë ka pasur kritikë, për t’i kushtuar më shumë vëmendje detajeve. Për këtë, ai solli edhe një shembull.
“Detajet Dritan, janë disa gjëra të fundit, që po nuk u kuruan, ato fillojnë pastaj…Është bërë një eksperiment me dy ashensor të prodhuar në të njëjtën ditë, të vendosur në të njëjtën godinë, përpara se të vendosej njëri u zhgarravit, tjetri u vu i ri. I zhgarravituri u prish më shpejt”, tha Rama.
Kryeministri nuk i ka kursyer edhe batutat.
Rama: Si shpjegohet që në këtë zonë gocat janë më të gjata se çunat?
Ahmetaj: Uji, deti, ajri
Rama: Pse rriten rriten vetëm gocat dhe jo çunat
Ndërsa për drejtoreshën e shkollës ka pasur edhe një moment të sikletshëm. Rama i drejtohet një mësueseje se cila është drejtoresha nga ju, ndërsa mësuesja tregon nga drejtoresha.
Drejtoresha: Nuk ka problem, ne punojmë si staf.
Rama: Duket që ishe ti drejtoresha, se kur të doli para mësuesja të bënë sytë xixa.
Mësuesja: Nuk e dija që ishte pas meje.
Drejtoresha: Nuk ka problem.
Rama: Je një shtrigë, e di si e ke namin e shtrigë apo jo. Të ka dalë nami gjithandej.
(Këtë fragment mund ta ndiqni në videon më poshtë nga minuta 13:30)





