Fadromat e IKMT, policia dhe forcat genio janë rikthyer sërish mëngjesin e sotëm pranë “Prestigr Resort”.

Sipas drejtuesve të resortit, policia ka shkuar herët në mëngjes pa paralajmërim dhe kanë detyruar punonjësit të dalin jashtë.

Ende nuk është bërë e ditur arsyeja e kontrollit, por kjo nuk është hera e parë që ndodh.

Po ashtu bëhet me dije se së fundmi OSHEE ka ndërprere energjinë, ndërsa objekti është rrethuar i gjithi me shirit dhe policia nuk lejon askënd të futet brenda.

Në asnjë lloj momenti nuk është dhënë asnjë lloj përgjgije nga drejtuesit e aksionet, ndërsa dy operatorë mediash janë nxjerrë jashtë nga policia duke i kapur për krahësh.

Drejtuesit e Prestige janë në një process gjyqësor për aksionin e gushtet që çoi në prrishjen e pishinave të këtij resorti.