Një 18-vjeçar është arrestuar nga policia në Tiranë pasi në banesë iu gjet një armë zjarri pistoletë.
Me këtë armë u vetëplagos aksidentalisht shoku i tij 17 vjeç.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 arrestuan shtetasin E. N., 18 vjeç, banues në Tiranë, pasi mbante në banesë një armë zjarri pistoletë, me të cilën është vetëplagosur aksidentalisht, në këmbë, shoku i tij 17 vjeç, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Arma e zjarrit pistoletë u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, së bashku me një sasi municioni luftarak,” njoftoi policia.





