Projekti i portit të ri tregtar të Durrësit, së bashku me projektin e marinës turistike kanë qenë kryefjalë e debateve të javë të fundit.

Më datë 7 dhjetor, në universitetin “Aleksandër Moisiu” do të zhvillohet një dëgjesë publike lidhur me Vlerësimin e Ndikimit në Mjedis (VNM) të projektit “Porti i Integruar i Durrësit, Porto-Romano”.

Dëgjesa publike do të nisë në orën 10.00, njofton bashkia Durrës në faqen zyrtare të saj.