Incidenti i ndodhur ditën e sotmë në protestën e thirrur nga opozita, ku kryedemokrati Sali Berisha u godit me grusht në fytyrë nga 31-vjeçari Gert Shehu është pasqyruar dhe në mediat e huaja.
Ndër këto media kanë qenë, Reuters dhe Ansa.
Reuters shkruan: Udhëheqësi i opozitës shqiptare Sali Berisha u godit me grusht në fytyrë nga një kalimtar i rastit, ndërsa ai drejtonte një turmë mbështetësish të partisë së tij në qendër të Tiranës për protesta antiqeveritare që po zhvilloheshin disa metra larg vendit samitit të BE-së. Mijëra mbështetës të opozitës u mblodhën në qytet të martën, ndërsa Shqipëria pret samitin e parë BE-Ballkan, ku marrin pjesë krerët e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian, për të protestuar kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama dhe për të kërkuar zgjedhje të parakohshme. Ndërsa Berisha, i cili drejton Partinë Demokratike të qendrës së djathtë, ecte përpara mbështetësve të tij duke valëvitur flamujt shqiptarë dhe të BE-së, një burrë iu afrua dhe e goditi me grusht në fytyrë. Berisha kishte gjak në fytyrë, por më vonë duhej të fliste në tubim. Sulmuesi është rrahur nga mbështetësit e Berishës dhe është arrestuar nga policia.
Nga ana media italiane “Ansa.it” shkruan se ngjarja e rëndë ndodhi ditën kur po mbahej samiti i BE, ndërsa thekson se agresori u ndalua menjëherë.