Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka propozuar vendosjen e gjobave për disa parti politike në vend, për parregullsitë e gjetura në raportet financiare për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit 2021.

Në mbledhjen e ditës së sotme, kreu i Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi deklaroi se Partia Socialiste do të gjobitet me 500 mijë lekë, ndërsa Partia Demokratike me 100 mijë lekë.

Partia e Lirisë, ish-Lëvizja Socialiste për Integrim, nuk ka marrë gjobë dhe është e vetmja forcë politike me raport të rregullt.

Partitë që janë gjobitur:

PS 500 mijë lekë

PD 100 mijë lekë

PDK 100 mijë lekë

LZHK 100 mijë lekë

PR – 500 mijë Lekë

Balli Kombëtar Demokrat – 500 mijë Lekë

PBPP – 600 mijë Lekë

Nisma Thurje – 600 mijë Lekë

Bindja Demokratike – 600 mijë Lekë

Lëvizja Demokratike – 600 mijë Lekë

PSD – 600 mijë Lekë

Balli Kombëtar – 600 mijë Lekë.