Një ditë pas samitit BE- Ballkani Perëndimor në Tiranë, Ambasadorja Amerikane Yuri Kim ka zhvilluar një takim me presidentin Bajram Begaj. Ka qenë vetë diplomatja që ka dhënë detaje për takimin mes tyre.
Ambasadorja Yuri Kim: Faleminderit Presidentit Bajram Begaj për mundësinë për të shprehur urimet për pritjen e samitit BE-Ballkani Perëndimor- hera e parë që ky samit mbahet jashtë Brukselit. Mbështes fuqimisht përpjekjet e ndërmarrjes së hapave të nevojshëm – përfshirë reformën në drejtësi.
Ne rishikuam gjithashtu arritjet në vitin 2022 – si aleatë të NATO -s, anëtarë të Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe miqtë më të mirë – që i sollën marrëdhëniet në nivele të larta historike. Mezi presim të bëjmë edhe më shumë së bashku në 2023 për të forcuar bashkëpunimin në demokraci, mbrojtje dhe biznes.