Kryeministri i vendit Edi Rama ka përkujtuar “Ditën e Rinisë” 32 vite nga krijimi i Lëvizjes Studentore të Dhjetorit të vitit 1990.

Me vargjet e kolosit të madh të letrave shqipe, Millosh Gjergj Nikolla (MIGJENI), Kryeministri Rama ju uron të rinjve të ja kalojnë sa më bukur këtë ditë dhe përmes vargjeve të poezisë ju jep të gjithëve një mesazh mjaft domethënës.

“Dhe me vargjet e një kolosi të madh të letrave shqipe, në këtë të Ditë të Rinisë, ju uroj të gjithëve t’ia kaloni sa më mirë, ndërsa ti,

“Rini, thueja kangës ma të bukur që di!

Thueja kangës sate që të vlon në gji.

Nxirre gëzimin tand’ të shpërthejë me vrull…

Mos e freno kangën! Le të marri udhë.

Thueja kangës, rini, pash syt e tu…

Të rroki, të puthi kanga, të nxisi me dashnu

me zjarrm tand, rini… Dhe të na mbysi dallga prej ndjenjash të shkumbzueme q’i turbullon kanga.

Rini, thueja kangës dhe qeshu si fëmi

Kumbi i zanit te përplaset për qiellë

dhe të kthejë prap te na – se hyjt ta kanë zili

e na të duem fort si të duem një diell.

Thueja kangës, Rini! Thueja kangës gëzimplote!

Qeshu, rini! Qeshu! Bota asht e jote””, ka shkruar Kryeministri Rama në Facebook.