Partia e Lirisë ka përkujtuar sot në Ditën e Rinisë vrasjen e Klodian Rashës.

Sekretar i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi me anë të një postimi në rrjetet sociale shkruan se si sot dy vite më pare u vra nga Policia e “Rilindjes” Klodian Rasha.

“Edi Rama është sot armiku kryesor i lirisë dhe të drejtave të të rinjve shqiptarë, autori i vrasjes së shpresave të tyre, ideatori dhe zbatuesi i platformës më antikombëtare të shpopullimit të vendit nga mijëra djem dhe vajza të kualifikuar, që detyrohen të braktisin Shqipërinë duke rrezikuar edhe jetën për të kaluar La Manshin me gomone” thuhet në postimin e Blushit.

Postimi i plotë:

Sot në Ditën e Rinisë, nderojmë kujtimin e të ndjerit Klodian Rasha, i ekzekutuar si sot dy vite më parë nga Policia e “Rilindjes”, pa asnjë shkak, si shumë të rinj të tjerë që kanë humbur jetën nga banditë me uniformë të këtij regjimi kriminal që të vetmin vizion për rininë ka shtypjen, dhunën dhe dëbimin nga Shqipëria.

Edi Rama është sot armiku kryesor i lirisë dhe të drejtave të të rinjve shqiptarë, autori i vrasjes së shpresave të tyre, ideatori dhe zbatuesi i platformës më antikombëtare të shpopullimit të vendit nga mijëra djem dhe vajza të kualifikuar, që detyrohen të braktisin Shqipërinë duke rrezikuar edhe jetën për të kaluar La Manshin me gomone.

Të rinjtë duhet të marrin në dorë fatet e tyre për t’i treguar vendin bandës së “Rilindjes”!

Shqipëria u përket të rinjve dhe Partia e Lirisë do të bëjë gjithçka për ta bërë këtë realitet!