31-vjeçari, Gerti Shehu, i cili qëlloi me grusht kryedemokratin Sali Berisha ditën e protestës së 6 dhjetorit, do të njihet nesër me masën e sigurisë.

Mësohet se një ditë para seancës gjyqësore, prokuroria i ka kërkuar gjykatës që të japë masën ‘arrest me burg’ për 31-vjeçarin.

Gjithashtu, autoritetet janë në pritje të analizave laboratorike të Institutit të Mjekësisë Ligjore që do të dalin në përfundimin nëse Gerti Shehu ishte nën ndikimin e lëndëve narkotike në momentin që qëlloi me gursht Berishën.

Ndërkohë, vijon vëzhgimi i pamjeve filmike të kamerave të sigurisë të vendeve ku ka lëvizur në tre ditët e fundit 31-vjeçari, përfshirë dhe itineratin që ndoqi ditën e sulmit.

Kamerat do të zbulojnë personat me të cilët është shoqëruar i riu, nëse janë persona që mund t’i kenë dhënë udhëzime apo jo.

Vetë 31-vjeçari është shprehur se do të flasë në një tjetër moment për incidentin.

31-vjeçari rezulton me precedent të mëparshëm penalë. Ai është arrestuar për kanabis, plagosje të rëndë e prishje të qetësisë publike.