Një person është gjetur i pajetë këtë të premte në godinën e një subjekti privat në rrugën dytësore Tiranë-Durrës.
Viktima është shtetasi me iniciale Sh.B., 61 vjeç, i cili është gjetur i pajetë nga kalimtarët.
Sipas njoftimit të policisë, 61-vjeçari dyshohet se është vetëvarur.
Njoftimi i policisë:
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 09.12.2022, në rrugën dytësore Tiranë-Durrës, në godinën e një subjekti privat, është gjetur nga kalimtarët, i pajetë, dyshohet i vetëvarur, shtetasi Sh. B., 61 vjeç.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.





