Një 27-vjeçar shqiptar përfundoi në pranga të Policisë italiane, banues në Rimini, pasi ky i fundit akuzohet për trafikim të lëndëve narkotike, kryesisht kokainë.

Autoritetet thonë se i riu shqiptar udhëtonte me mjetin e tij rregullisht drejt zonës së Romagnas, ku dyshohet se ai furnizohej me lëndën narkotike dhe më pas e shiste atë.

Gjatë një kontrolli në mjetin e tij, karabinierët zbuluan rreth 7 gramë kokainë dhe vërtetuan dyshimet për udhëtimet e tij për furnizimin me lëndën narkotike, duke e arrestuar këtë të fundit. Shqiptari u dënua me 10 muaj burg dhe 2000 euro gjobë.