Një automjet tip “Ford Focus” është përfshirë nga flakët këtë mëngjes në qendër te qytetit te Fierit.
Automjeti ka qenë i parkuar në parkimin e kishës ortodokse kur ka marrë flakë. Ne vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse dhe kanë bërë të mundur fikjen e zjarrit.





