Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka zbarkuar sot në Dhërmi ku ka kryer edhe shembjen e një godine 5-katëshe e cila rezulton të jetë ndërtuar pa leje.

Përmes një njoftimi zyrtar IKMT bën me dije se shembja e objektit me 2160 metër katror është bërë me shpërthim të komanduar, ku është përdorur nëj sasi prej 30 kg lëndë eksplozive.

“Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka prishur me sukses me shpërthim të kontrolluar një objekt 5 katësh në Dhërmi. U përdorën në këtë operacion 30 kilogramë lëndë eksplozive.

Shpërthimi u realizua pa shkaktuar asnjë dëm anësor. Pavarësisht çdo interesimi nga inspektorët e IKMT, për objektin nuk ka dalë asnjë person që të marrë përsipër ngritjen e tij”, njoftohet.