Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Polenë në Korçë.
Burime bëjnë me dije se një automjet ka rënë nga ura duke përfunduar në lumë.
Mësohet se zjarrfikësja ka mbërritur në vendngjarje ku po punohet për nxjerrjen e mjetit nga uji.
Raportohet se një person është nxjerrë nga uji pa shenja jete.







