Mbyllja masive ose e njohur ndryshe si ‘Lock Down’ ka rezultuar e suksesshme për Britaninë e Madhe.

Sekretari i Shtetit për Shëndetësinë dhe Kujdesin Social në Britaninë e Madhe, Matt Hancock, thotë se tashmë virusi është nën kontroll, të paktën brenda ishullit.

Hancock në një deklaratë për shtyp e cilëson mbylljen e dytë si një sukses.

Gjithashtu ai ka zbuluar dhe planin e qeverisë britanike për të gjithë personat asimtomatikë të cilët banojnë ose punojnë në zonat e nxehta të infektimit.

Sipas tij, qeveria do të testojë të gjithë personat për të gjurmuar rastet dhe ngushtuar sa më shumë rrethin e infektimit.

”Qeveria tani po zgjeron programin e saj të testimit të komunitetit, duke përfshirë testimin e njerëzve pa simptoma.”- tha Hancock.

Për Hancock testimi masiv ka rezultuar pozitiv duke ulur kështu rastet me COVID-19 në Liverpool, teksa do të zgjerohet dhe në 3 zona të tjera për t’i ndihmuar ato të dalin nga kufizimet.

“Testimi masiv ka ulur me sukses normat e çështjeve në Liverpool dhe qeveria dëshiron ta shtrijë këtë më gjerësisht.”– deklaroi Matt Hancock.