A jeni fans i konsumimit të çajit me qumësht në mëngjes? Ekspertët rendisin disa nga efektet anësore të pirjes së çajit me qumësht me stomakun bosh.

Ja efektet anësore të dëmshme të çajit të qumështit sipas ‘Healthsite‘:

Fryrje

Pirja e tepërt e çajit me qumësht mund t’ju bëjë të ndiheni të fryrë. Çaji përmban kafeinë që mund të fryjë stomakun. Kur ti shton qumësht, të dyja bashkë mund të nxisin prodhimin e gazrave të stomakut. Taninet që gjenden në çaj janë ato që prishin sistemin e tretjes dhe shkaktojnë dhimbje e parehati stomaku.

Shkakton kapsllëkun

Përveç kafeinës, çaji përmban edhe teofilinë. Konsumimi i tepërt i çajit mund të thajë dhe dehidratojë trupin, duke çuar kështu në kapsllëk.

Ankthi

Ndaloni të pini shpesh çaj nëse vuani nga ankthi. Kjo pije mund të shkaktojë simptomat e ankthit dhe ta përkeqësojë përpjekjen tuaj për ta menaxhuar gjendjen.

Pagjumësia

Çaji përmban kafeinë që mund të prishë ciklin tuaj të gjumit dhe të shkaktojë pagjumësi. Prandaj, përmbahuni nga pirja e çajit me qumësht kur tashmë vuani nga pagjumësia dhe simptomat e saj.

Çrregullime të presionit të gjakut

Presioni i gjakut është një gjendje që mund të çojë në disa komplikime të tjera shëndetësore të cilat mund të jenë të vështira për t’u menaxhuar. Presioni i tepërt i gjakut mund të shkaktojë probleme me zemrën, duke e bërë atë të prirur ndaj sulmeve dhe komplikimeve fatale. Shumë çaj me qumësht ka efekt çekuilibrin e presionit të gjakut dhe për këtë arsye ai që tashmë vuan nga presioni i lartë i gjakut nuk duhet të konsumojë një sasi të tepërt të çajit me qumësht.

Dehidratim
Një nga efektet anësore më të rrezikshme të çajit të qumështit është se ai nxit dehidratimin. Kjo ndodh kryesisht për shkak të përmbajtjes së kafeinës. Prandaj, mos pini çaj qumështi me stomakun bosh, veçanërisht kur shtohet edhe sheqeri.

Dhimbje koke
Shumë çaj me qumësht mund të çojë në dehidrim që mund të shkaktojë dhimbje koke.