Një ngjarje e rëndë është shënuar në Itali, ku teksa punonte ka humbur jetën një 19-vjeçar shqiptar.

Aurel Doda ka qenë duke punuar në sektorin e ndërtimit, kur është aksidentuar duke gjetur vdekjen e menjëhershme.

I riu 19-vjeçar ishte djalë i vetëm i familjes Doda dhe kishte pak muaj që kishte shkuar si emigrant në Itali.