Presidenti i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden ka ndrydhur këmbën. Ai është parë teksa ka dalë nga një klinike në Delawere të dielën pasdite dhe njerëz afër tij pranojnë dëmtimin që ai ka pësuar.
Mediat raportojnë se Biden është dëmtuar teksa ka qenë duke luajtur në një park me qenin e tij. Tashmë ai duhet të qëndrojë disa ditë në shtëpi sa të rikuperohet, pasi këmba e tij e djathtë ka pësuar probleme serioze.
“Rrezet x fillestare nuk treguan ndonjë frakturë të dukshme”, por stafi mjekësor urdhëroi një skanim më të hollësishëm, tha mjeku i tij, Kevin O’Connor në një deklaratë. Skanimi i mëvonshëm gjeti fraktura të vogla të dy kockave në mes të këmbës së tij të djathtë shtoi më tej mjeku.
Lidhur me këtë ngjarje ka reaguar dhe Presidenti në detyrë Donald Trump, i cili i uron shërim të shpejtë kundërshtarit të tij. Në një postim në mediat sociale, Trump ka publikuar dhe momentet teksa Biden del nga klinika.