Një biznes në kryeqytet është grabitur nga persona të paidentifikuar. Administratori i biznesit ka kallëzuar në polici se dyqani i tij në rrugën “Vaso Pasha” në Tiranë është vjedhur dhe është marrë një shumë e papërcaktuar parash.

Policia ka nisur hetimet për të identifikuar dhe kapur autorët.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.