Një punëtor magazine në Fier është vënë në pranga, ndërsa në kërkim u shpall pronari pasi iu gjetën 162 shishe verë kontrabandë.
Në pranga u vu 41-vjeçari me inciale A. T., ndërsa në kërkim u shpall 62-vjeçari me iniciale J.T., të dy banues në Fier.
“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të DVP Fier, si rezultat i kontrolleve në subjekte të ndryshme tregtare, me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërive, kanë goditur një rast tjetër të tregtimit të mallrave të kontrabanduara.
Si rezultat, u arrestua në flagrancë shtetasi A. T, 41 vjeç, dhe u shpall në kërkim shtetasi J. T., 62 vjeç, të dy banues në Fier. Gjatë kontrollit të ushtruar në subjektin tregtar (magazinë) në pronësi të shtetasit J. T., ku ishte i punësuar shtetasi A. T., shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, 162 shishe me verë, të dyshuara të kontrabanduara”, njofton policia.





