Një 41-vjeçar, shtetas iranian, është vënë në prangat e policisë së Durrësit sot pasi kishte siguruar 76 tableta lënde të dyshuar narkotike ekstazi, me qëllim shpërndarjen e tyre, në një qendër për të huajt, në kampin e muxhahedinëve në Manzë të Durrësit.
Dërgesën e lëndës narkotike ai do ta bënte përmes E. H., 21 vjeçe, banuese në Tiranë.
Për të policia ka nisur procedimin në gjendje të lirë, pasi kishte fshehur tabletat e lëndës së dyshuar narkotike ekstazi, në një qese me produkte ushqimore.
Njoftimi i policisë:
Durrës/Finalizohet operacioni policor i koduar “Qendra”, për goditjen e veprimtarisë kriminale të shpërndarjes së lëndëve narkotike.
Kishte siguruar 76 tableta lënde të dyshuar narkotike ekstazi, me qëllim shpërndarjen e tyre, në një qendër për të huajt, në Durrës, kapet në flagrancë dhe vihet në pranga 41-vjeçari (shtetas iranian).
Në hetim një 21-vjeçare, pasi tentoi ta dërgonte lëndën narkotike, në këtë qendër.
Sekuestrohen 76 tableta lënde të dyshuar narkotike ekstazi.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Durrës, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të shpërndarjes së lëndëve narkotike, në ambiente të ndryshme, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Qendra”.
Si rezultat, u arrestua në flagrancë shtetasi iranian M. J., 41 vjeç, banues në Kamzë, Tiranë, pasi dyshohet se ka siguruar 76 tableta lënde të dyshuar narkotike ekstazi, me qëllim shpërndarjen e tyre, në një qendër për të huajt, në Durrës.
Në vijim, për këtë rast, u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen E. H., 21 vjeçe, banuese në Tiranë. Kjo shtetase pasi ka fshehur tabletat e lëndës së dyshuar narkotike ekstazi, në një qese me produkte ushqimore, ka tentuar t’i dërgojë ato, në qendër.
Vijon puna për dokumentimin e plotë të veprimtarive kriminale të shtetasve M. J. dhe E. H.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.





