Mjeku higjenist epidemiolog, Nestor Memsuri, njëherësh dhe anëtar i Kryesisë së LSI-së Durrës, ka reaguar pas rastit të fundit të vetëvrasjes që ndodhi sot te spitali “Shefqet Ndroqi”.

Memsuri kritikon mungesën e angazhimit të qeverisë për testime të shpejta, masive dhe falas. Sipas tij, spitalet rajonale janë ende pa pajisje mjekësore të mjaftueshme për përballimin e rasteve të reja.

Mjeku ndërkohë bën apel që të testohet gjithë popullata dhe duhet shtim me urgjencë i shtretërve për pacientë COVID pozitiv në spitalet rajonale dhe vënia në funksion e tyre sa më shpejt.

REAGIMI I PLOTË:

Vazhdon mungesa e angazhimit të qeverisë për testime të shpejta, masive dhe falas.

Numri i të infektuarve me COVID-19 dhe i humbjes së jetëve është më i lartë sot se në fillim të pandemisë.

Sot u shënua rast i ri i vetëvrasjeve në spital.

Spitalet rajonale ende pa pajisje mjekësore të mjaftueshme për përballimin e rasteve të reja.

Zhvillohen 2,000 teste në ditë ndërkohë që duhen 10,000 teste në ditë dhe testim i të gjithë popullatës.

Duhet shtim me urgjencë i shtretërve për pacientë COVID pozitiv në spitalet rajonale dhe vënia në funksion i tyre sa më shpejt.

Shtim i stafeve me epidemiologë dhe ndihmës epidemiologë terreni.

Shtim PPE mjete mbrojtëse për personelin shëndetësor.

Shtim i numrit të testimeve. URGJENTISHT

URGJENTISHT pasi situata është serioze

Jeta e shqiptarëve është e shtrenjtë

MJAFT me papërgjegjshmëri