Edmond Papaj, personi i cili plagos me armë zjarri në ambientet e një lokali në Tiranë ka ndërruar jetë.

Sipas policisë së Tiranës, ngjarja ndodhi rreth orës 16:30 në rrugën “Fadil Bodinaku” në ambientet e një lokali.

Paraprakisht dyshohet se një person ende i paidentifikuar qëlloi më armë zjarri në drejtim të Papajt, i cili si pasojë e plagëve të marra nuk ka mundur të mbijetojë.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Informacion paraprak

Rreth orës 16.30, në rrugën “Fadil Bodinaku”, në lokalin në pronësi të shtetasit V. Sh., një person ende i pa identifikuar ka qëlluar me armë zjarri pistoletë shtetasin E. P., 49 vjeç, i cili si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në spital.

Në vendin e ngjarjes ndodhet grupi hetimor dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autorëve.

Shërbimet e Policisë po vijojnë kontrollin e zonës për të bërë të mundur kapjen e autorit.