Një aksident është regjistruar paraditen e sotme në lagjen Gurra të Lezhës, ku i plagosur ka mbetur një person.

Një furgon mallrash është përplasur me një motoçikletë duke lënë të plagosur drejtuesin e këtij të fundit.

Ai është dërguar në spitalin rajonal të Lezhës pasi ka marrë dëmtime në disa pjesë të trupit.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po heton shkaqet e aksidentit.