Dy persona kanë rënë në prangat e policisë së Vlorës pasi akuzohen për vepra të ndryshme penale. Uniformat blu raportojnë se shtetasi me inicialet A. M., 29-vjeç ka goditur me sende të forta një person dhe i ka grabitur një celular.
Sakaq, bëhet me dije se një tjetër shtetas është arrestuar pasi duke drejtuar automjetin e tij në gjendje të dehur ka aksidentuar një tjetër mjet por, fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar. Materialet procedurale i kaluan prokurorive përkatëse, për veprime të mëtejshme.
Njoftimi i policisë:
DVP Vlorë / Vihen në pranga 2 shtetas, për vepra të ndryshme penale. Nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit të shpallur në kërkim A. M., 29 vjeç, banues në Sarandë, pasi dyshohet se më datë 11.12.2022, ka goditur me sende të forta një shtetas dhe i ka vjedhur atij, një aparat celular.
Nga specialistët e Qarkullimit Rrugor të DVP Vlorë u arrestua në flagrancë shtetasi D. Z., 36 vjeç, pasi duke drejtuar automjetin, në gjëndje të dehur, është përfshirë në një aksident me një automjet tjetër, vetëm me dëme materiale. Materialet procedurale i kaluan prokurorive përkatëse, për veprime të mëtejshme.





