Një 17-vjeçar ka mbetur i plagosur pasditen e sotme, pasi u përplas nga një makinë në në Llogara teksa ishte duke kaluar rrugën.

Mësohet se drejtuesi i makinës ishte 66-vjeçari Vasil Bollano, ish-kryetari i bashkisë së Himarës.

Adoleshenti është transportuar në spital për të marrë ndihmë mjekësore. Ndërkohë, policia ka bërë shoqërimin e Bollanos.