Dita e fundit e vitit 2022 do të jetë me diell në pothuajse gjithë ultësirën perëndimore, ndërsa zonat malore do të kenë kalime vranësirash.
Gjatë mesditës priten kalime vranësirash në të gjithë territorin e Shqipërisë, ku më të fokusuara do të jenë në zonat Lindore.
Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 3 gradë Celsius deri në 17°C. Era do të fryjë me shpejtësi 25 km/h nga drejtimi Lindor duke krijuar në det dallgëzim të ulët.