Për dikë që feston, pi dhe argëtohet, pyetja kryesore është: Si të përballoj të përzierat që më lë alkooli?

Dhe për këtë gjë, doktoresha Megan Rossi ka pesë këshilla.

1- E para është, të përgatisni mikrobet tuaja të zorrëve.

“Nëse mikrobet e zorrëve tuaja janë në gjendje të mirë, ato kanë më shumë gjasa të prodhojnë më shumë substanca që ndihmojnë trupin tuaj të mbrohet nga efektet inflamatore të alkoolit”, thotë ajo.

2-Pijet e gazuara duhen shmangur, nuk ju bëjnë mirë. Kjo është këshilla e dytë.  Ata që marrin pije të gazuara deheshin më shpejt, sepse flluskat bëjnë që alkooli të përthithet më shpejt në qarkullimin e gjakut.

3-Shmangni përzierjen e alkoolit me pije me sheqer.

“Kini kujdes me të gjitha pijet që përmbajnë ëmbëlsues artificialë dhe sidomos mos i përzieni me alkool sepse mund të keni të përziera të pakëndshme mëngjesin tjetër. Një studim nga Universiteti i Kentakit Verior zbuloi se te njerëzit që përzienin vodka dhe sodë diete, dhe vodka dhe sodë të zakonshme, versioni dietik çoi në një përqendrim më të lartë të alkoolit në gjak 25 për qind”, shpjegon Rossi.

4-Hani mire. Kjo është më kryesorja. Ushqimi ju mban më gjatë, ju përgatit dhe bën që përthithja e alkoolit në gjak të jetë më e ngadaltë.

5-Pini shumë ujë. Uji ju mban të hidratuar dhe ju bën që t’i rezistoni më shumë alkoolit.