Mjalti është produkti më i shëndetshëm që mund të konsumoni në mëngjeset tuaja.
Ne ju këshillojmë ta konsumoni, sidomos në këtë periudhë dimri. Përveçse është shumë i shëndetshëm, është shumë i shijshëm. Një lugë mjaltë përmban 64 kalori, nuk ka përmbajtje të kolesterolit, yndyrës dhe sodiumit.
Më poshtë ju tregojmë disa përfitime nga mjalti!
-Ndihmon në pakësimin e reaksioneve alergjike, pasi ka përmbajtje të polenit.
-Lufton kundër anemisë
Qetëson kollitjen prandaj preferohet shumë të konsumohet gjatë stinëve të ftohta, gripit dhe ftohjes.
-Ndihmon në mënyrë natyrale të flini më mirë, konsumimi i mjaltit rrit nivelet e seratoninës dhe insulinës, ndërsa trupi sistematikisht i konverton në melatoninë, dhe kjo ndihmon të keni gjumë të rregullt.
-Konsiderohet si antibiotik natyral, me të mund të mjekoni të djegurat e gjithashtu ka përmbajtje antibakteriale.
-Ka përmbajtje të madhe të antioksidantëve dhe kalciumit prandaj ndikon në përmirësimin e memories.
-Stimulon apetitin gjithashtu lufton temperaturën, ndërsa konsiderohet si një shërues natyral për lëkurën.