Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka mbërritur paraditen e sotme në ambientet e Prokurorisë së Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit.

Mësohet se ajo po zhvillon një takim me kreun e SPAK Altin Dumani dhe prokurorët e tjerë të Prokurorisë së Posaçme.

Kjo vizitë e Kim është e para pas zgjedhjes së kreut të ri të SPAK, Altin Dumani.