Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, gjatë konferencës për shtyp është pyetur në lidhje me një largim të mundshëm të deputetit Agron Çela tek Partia Socialiste..

Meta në përgjigje u shpreh se nuk merret me merkatot e Rilindjes.

Gjithashtu theksoi se nuk merret as me Spiropalin dhe shoqëruesit e saj.

“Nuk kam asnjë koment për lajmet e shpikura dhe të porositura nga Rilindja. Nuk jam shqetësuar dhe nuk shqetësohem kurrë për merkatot e rilindjes.

PL do të jetë fakto vendimtar për të realizuar këtë ndryshim që presin qytetarët shqiptarë nga Tropoja deri në Sarandë dhe do jetë faktor vendimtar për kandidatët e opozitës dhe super kandidatët në Tiranë, Durrës dhe Elbasan dhe kudo tjetër.“